Si te ndertosh nje buxhet familjar?
Gjithashtu mund te ndihmoje familjen te kurseje dhe te paguaje borxhet, Por për te krijuar një buxhet familjar është e rëndësishme te lejohen shpenzimet fikse dhe fleksibel. Duke pasur një buxhet shume strikt mund te krijoj me shume tension se sa rezultate te mira. Ne një buxhet familjar, e rëndësishëm është qe te krijoj hapësira për argëtim. Hapi I Mblidhje te gjitha shpenzimet fikse te familjes. Shpenzimet fikse përfshijnë: faturat e dritave, shërbimet komunale, kabllori, fatura e internetit dhe fatura e telefonit.
Hapi II
Mblidhni te gjitha faturat dhe shpenzimet, te cilat mund te jene: ushqimet, kurset sportive për fëmijët, shpenzime argëtuese ne fundjave, shpenzimet e arsimit dhe pagesat e kartës se kreditit. Përfshini gjithçka qe ju keni shpenzuar ne muajin e fundit.
Hapi III Shikoni me vëmendje listën dhe shikoni se cilat shpenzime janë te domosdoshme dhe cilat shpenzime mund te kurseni për muajit ne vazhdim
Hapi IV Krijoni një buxhet duke shtuar shpenzimet e caktuara ne te. Këto shpenzime e nevojshme mund te vendosen nen shpenzimet fikse. Çdo gjë mbi ketë kufi duhet te vendoset si shpenzim fleksibel.
Hapi V Zbrisni shpenzimet fikse nga te ardhurat e përgjithshme te familjes. Mënjanoni një sasi parash çdo muaj për te paguar borxhet dhe te hapni një llogari kursimi. Zbrisni borxhin dhe sasinë e kursimeve nga shuma e mbetur.
Hapi VI Ruani paratë e mbetura për shpenzimet fleksibël. Shpenzimet te paparashikuara mund te keni çdo muaj dhe mund te përfshijnë : riparimin e makinës, shpenzime mjekësore, festa e ditëlindjes, udhëtime emergjente, dhuratat, demet e shtëpisë si dhe pushime ne fundjave me familjen.
_______________________________________________ Telephone: +38973220222 & +38931618861 E-mail: info@finnconsulting.mk www.finnconsulting.mk
[learn_press_profile]
Tag:Accountant Macedonia, Accounting, Accounting Macedonia, Bookkeeping, Bookkeeping Macedonia, Business Credit Report, Business Credit report Albania, Business Credit report Macedonia, Business Credit report Serbia, Business Credit reports, Buxheti, Buxheti familiar, D.O.O.E.L., Financa, Finance, Finn Consulting, Kontabilitet, Kontabilitet Maqedoni, Llojet e Marketingut, Marketing, Marketing Macedonia, Marketing Shqip, Pop Up, Role of accounting, Roli i kontabilitetit, Smetkovodstvo Makedonija, Бонитет од Албаниа, Бонитетен извештај, Бонитети, Вонитети Македонија, Сметководство, Финансии