REGJISTRIMI I BIZNESEVE
Dëshironi të filloni një biznes të ri?!
Finn Consulting ju ndihmon me të gjitha dokumentet e nevojshme për fillimin e biznesit të ri! Finn Consulting DOOEL bënë regjistrimin e të gjitha bizneseve të reja, ndryshimet e të dhënave të biznesit dhe shuarjen e biznesit.
Një Shoqëri Tregtare mund të themelohet dhe regjistrohet në Maqedoni për çfarëdo qëllimi të ligjshëm dhe mund të kryej çfarëdo veprimtarie të ligjshme të përcaktuar në nomenklaturen e kodeve të aktiviteteve. Kodet janë shifra që përputhen me aktivitetin / veprimtarinë e biznesit të cilin ju e keni përzgjedhur për ta hapur.
Regjistrim i bizneseve!
Më poshtë janë të paraqitura bizneset të cilat i regjistron FINN CONSULTING dhe në pika të shkurta janë spjeguar llojet e bizneseve:
1. Biznesi individual:
Në biznesin individual ,pronari ka përgjegjësi të pakufizuar për të gjitha borxhet e shoqërise. Shoqëria ka një emërtim zyrtar ose përfshin mbiemrin e ligjshëm të pronarit dhe të përfshij shkurtesën “B.I.” në gjuhën maqedone T.P.
2. Ortakëri e përgjithsme:
Te ortakëria e përgjithshme, të gjithë ortakët përgjigjen pa kufizim, e solidarisht për borxhet e shoqërisë. Shoqëria kolektive ka një emërtim, në të cilin mund të përfshihet emri i një ose më shumë ortakëve, duke vënë menjëherë pas tij shkurtesën "O.P.” në gjuhën maqedone D.O.O.
3. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuara (SH.P.K.):
Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara janë ato shoqëri që janë themeluar nga një ose disa themelues, të cilët përgjigjen për të gjitha borxhet e tyre dhe detyrimet tjera me tërë asetet. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuara ka një emërtim, menjëherë pas tij, shkurtesa"SH.P.K." në gjuhën maqedone D.O.O.E.L
4. Organizata Jo-Qeveritare - Shoqata (O.J.Q.):
do të thotë organizatë jo-qeveritare e regjistruar në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi.
You may also like
Raporte të solvencës
January 6, 2016
Kontabilitet
January 6, 2016