Back

Kërkoni kompani kontabiliteti në Maqedoninë Veriore?

Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar!

Finn Consulting DOOEL Kumanovë është një kompani e regjistruar dhe me numer licencence 710218 për shërbime të kontabilitetit. Ne ofrojmë një gamë të gjerë të produkteve, shërbimeve dhe informacionit në fushën e financave dhe kontabilitetit. Misioni ynë është që të sigurojmë klientët tanë me shërbime dhe informacione cilësore dhe azhurnuara që të ndihmojnë ata të marrin vendime të zgjuara dhe të sigurta.

Ne mbulojmë shërbime për kompanitë maqedonase dhe shqiptare publike dhe private, trended e tyre, mundësitë, konkurrentët, financat në mënyrë për të ndihmuar klientët tanë për të shmangur borxhet e këqija dhe rritjen e bizneseve të tyre. Në databasën tonë kemi të gjitha kompanitë e Shqipërisë dhe Maqedonisë ku mund të ju ofrojmë informacion të saktë në lidhje me kompaninë që ju duhet, në kohën që ju duhet.

Qëllimi jonë është t’ja lehtësojmë juve dhe stafin tuaj nga problemet dhe ngarkesat e mbajtëjes se librave dhe kontabilitetit, duke përfshirë llogaritë tuaja vjetore, kalkulimi dhe deklarimin e raporteve tatimore gjithashtu edhe lajmërimin dhe çlajmërimin e punëtorëve ne byron për punësim.

Ne punojmë shumë afër me klientët tanë në mënyrë që të fitojmë një kuptim të plotë për biznesin dhe problemet e tyre. Ne kemi kapacitetin e mjaftueshëm për të përmbushur nevojat tuaja në mënyrë që të ofrojmë shërbimin më të përshtatshëm që mundemi të bëjmë për ju.

Ne ofrojmë shërbime të:

Kontabilitet

Kompani e licencuar për shërbime kontabiliteti, ne jemi këtu për t’ju lehtësuar juve dhe stafin tuaj nga problemet dhe ngarkesat e mbajtëjes se librave dhe kontabilitetit, duke përfshirë llogaritë tuaja vjetore, paraqitjen e punëtorëve dhe deklarimin e tatimeve.

Regjistrim i kompanive

Të domosdoshme për fillimin e një biznesi të ri gjithmonë janë të nevojshme një plan biznesi realist dhe financa adekuate. Deleted: Ne kryejmë regjistrimin e kompanive të reja në regjistrin qëndror për 1 ditë!

Raporte të solvencës

Në mënyrë që të dini potencialin tuaj ose të ndonjë prej partnerëve tuaj të biznesit apo konkurrentëve,Para çdo vendim që ju bëni, për të shmangur ose të paktën minimizuar ndikimin e borxheve të këqija, gjëja më e mirë është që të keni një raport të solvencës.

Vlerësim dhe regjistrim i kapitalit

Në bazë të ligjit, komanitë janë të obliguar të kenë kapital themelor në vlerë minimum 5000 euro, ne kryejmë vlerësimin e kapitalit themelor për kompanitë dhe bëjmë regjistrimin në Regjistrin Qëndror.

Shërbime tatimore

Ne e dimë se një nga qëllimet tuaja kryesore është te paguani nivelin e duhur te taksave. Kjo arrihet më së miri nëpërmjet planifikimit gjithëpërfshirës të taksave, së bashku me zyrën e kontabilitetit.

Shërbime konsultative

Nëse keni ide dhe plane që duhet ti merrni, ne jemi këtu për t'ju siguruar një zgjidhje të përshtatëshme që janë rëndësishme për situatën tuaj.